tek Trio Dental Center Klinikë Lider për Procedurën e Protezave në Shqipëri
Ju mungojnë dhëmbët? A e keni të vështirë të zbuloni klinikën e duhur për t'ju ofruar atë që ju nevojitet? A po kërkoni për zyra dentare që mund të sigurojnë kujdesin tuaj të shkëlqyer dentar? Epo, sado e vështirë që mund t'ju duket, shumë herë përgjigjja është goxha e lehtë. Njerëzit kanë këto pyetje, për shkak të neglizhencës së tyre ndaj shëndetit oral, gjë që i bën ata të prekshëm ndaj shumë sëmundjeve dhe problemeve dhe është vërtetuar se shumica e njerëzve duhet të bëjnë procedurën e mbidenturës, megjithatë, nëse bëni një hulumtim të vogël, do ta kuptoni që mund të gjeni lehtësisht shërbime të përballueshme dhe të shkëlqyera për higjienën tuaj orale.
Shqipëria në fakt është treguar se ka tërhequr vëmendjen e shumë pacientëve kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre oral. Kjo ndodh për shumë arsye, megjithatë, nuk ka të bëjë vetëm me shërbimet e jashtëzakonshme që mund të ofrojë për ju si vend, por edhe për vendet e mrekullueshme dhe mahnitëse të natyrës ku mund të shikoni përreth dhe të gjeni kohë për t'u çlodhur me veten ose me të dashurit tuaj. Shqipëria mund t'ju sigurojë profesionistët më të kualifikuar të licencuar me çmimet më të përballueshme në mënyrë që të mos keni nevojë të vini veten në një pozitë të vështirë. Megjithatë, si do ta dini se në cilin qytet apo në cilën klinikë të kërkoni për nevojat tuaja dentare?
Ne jemi këtu për t'iu përgjigjur çdo pyetjeje dhe dyshimi që mund të keni. Trio Dent është një klinikë dentare, e cila ju ofron ekspertët më të mirë, të specializuar në çdo fushë të botës së stomatologjisë dhe veçanërisht në procedurën e mbidenturës. Edhe pse është e qartë, procedurat dentare mund të jenë mjaft të kushtueshme dhe t'ju bëjnë të dyshoni nëse duhet t'i bëni ato apo jo, por ky nuk është rasti me Trio Dent. Ne si ekip ju ofrojmë shërbimet më të mira, gjithmonë me çmime brenda buxhetit tuaj, nëse jo më pak, dhe ju garantojmë një ambient miqësor dhe komod.
Ne kemi zgjedhur një ekip të specializuar me emrat më të mirënjohur në vend.
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të zgjidhni ekspertin e duhur për realizimin e konsultës tuaj!
Kristina Beqiraj
Jessica
Artjola
Kujdesi Ndaj Klientit
Mikaela
Shumë njerëz vuajnë nga humbja e dhëmbëve të sipërm ose të poshtëm, megjithatë, ka mundësi të shumta në dispozicion për t'i zëvendësuar ato dhe për t'u çliruar nga ai problem. Implantet e mbidenturës kanë aftësinë për të zëvendësuar disa ose të gjithë dhëmbët e sipërm ose të poshtëm në gojë dhe kanë një spirancë në gojë. Këto lloj implantesh janë të lëvizshme dhe lidhen me dhëmbët tuaj natyralë ose implantet dentare. Si metodë, stomatologët kombinojnë implantet dentare me protezat, për t'ju ndihmuar si pacient të ndiheni sikur keni një grup të plotë dhëmbësh në mënyrë natyrale. Ju mund t'i mbani lehtësisht mbiprotezat e mbajtura në gojë me kapëse ose fiksues të tjerë dhe t'i parandaloni ato të lëvizin në mënyrë të paarsyeshme, megjithatë, mund t'i lironi ato nga korniza dhe ta pastroni ose riparoni nëse keni ndonjë problem me të.
Më specifikisht, një mbiprotezë në nofullën e sipërme, përdor si strukturë mbështetëse një kornizë metalike të ankoruar nga tre ose edhe më shumë implante, por nëse është në nofullën e poshtme, atëherë vetëm dy implante janë të nevojshëm me kornizën. Një implant i mbidenturës përmban kurora protetike me ngjyrë të bardhë si perle dhe ind të simuluar të mishit të dhëmbëve. Mishi I dhëmbëve është bërë më së shpeshti prej plastike akrilike rozë. Të pasurit një implant mbiprotezë do t'ju ndihmojë të mos reduktoni dietën tuaj dhe të hani cdo gjë që dëshironi, pa pasur frikën se do të keni një problem. Duhet të dini se ata gjithashtu mund të jenë ofrues të shkëlqyeshëm për stimulimin për të cilin ka nevojë nofulla juaj.
Për të qenë kandidati ideal për implantet e mbidenturës, duhet të keni shëndet të mirë të përgjithshëm dhe oral. Meqenëse ata përdorin vetëm dy implante për dhëmbët e poshtëm dhe katër për dhëmbët e sipërm, mund të përfitojë lehtësisht dentisti juaj që të gjejë zonat me kockën më të mirë për të vendosur implantet, megjithatë, ju duhet të keni kocka të mjaftueshme në nofullën tuaj për të mbështetur ato implante dhe për të pasur inde të shëndetshme të mishrave të dhëmbëve, pa sëmundje periodontale. Siç dihet, ka disa arsye specifike pse nuk do të ishit kandidati i duhur për implantet e mbidenturës, si për shembull nëse jeni duhanpirës, përdorues i duhanit ose nëse keni sëmundje kronike. Këto situata mund të ndikojnë në procesin tuaj të shërimit pas operacionit të implantit.
Duhet të jeni plotësisht të vetëdijshëm se në momentin që ju humbisni një dhëmb, ai do të ndikojë në nofullën tuaj, duke e bërë atë gradualisht të përkeqësohet dhe pasi të largohet, nuk do të kthehet më. Kjo është arsyeja më e rëndësishme pse duhet të bëni një vizitë te dentisti dhe të merrni trajtimin e duhur kur ju humbet një dhëmb. Në mënyrë që procedura të jetë plotësisht e suksesshme, ju duhet t'i tregoni dentistit tuaj çdo detaj të shëndetit tuaj oral, në mënyrë që ai të gjejë opsionin e duhur të trajtimit për ju dhe t'ju ndihmojë të arrini në mënyrë të sigurt rezultatet tuaja.
Ashtu si çdo procedurë, edhe kjo ka hapat e saj që duhet të keni kujdes dhe t'u kushtoni vëmendje të madhe. Fillimisht, do të keni një takim me dentistin tuaj, në mënyrë që ai ose ajo të vendosë se ku dhe si duhet të vendosen implantet tuaja dhe pasi të zgjidhni llojin e implantit, më pas do të vijë një plan trajtimi sipas planit të trajtimit, në varësi të gjendjes që keni. Pas kësaj, dentisti juaj do të heqë çdo dhëmb ekzistues që duhet të tërhiqet, dhe më pas implantet do të vendosen në gojën tuaj. Ndërkohë që procesi i shërimit do të fillojë, mund t'ju duhet një protezë e përkohshme, edhe pse pasi implantet të jenë shëruar plotësisht dhe kocka në nofullën tuaj përshtatet në përputhje me bazat për t'i mbajtur ato fort në vend, ju mund të merrni lehtësisht mbidenturën tuaj të përhershme.
Duke qenë se implantet e mbidenturës njihen si një trajtim ideal dhe mënyra më e parashikueshme për të zëvendësuar dhëmbët që ju mungojnë, duhet të dini gjithashtu përfitimet që ato mund të ofrojnë për ju dhe të kuptoni se si ato ndikojnë në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Disa nga përfitimet e tij janë:
Siç mund ta keni vënë re vetë, edhe pse ka pas një përmirësim masiv në botën dentare, denturat tradicionale nuk mund të ndihen kurrë si dhëmbët tuaja natyralë, megjithatë implantet dentare kanë mbështetjen e kockës së nofullës suaj për të patur një pamje dhe funksion të ngjashëm të dhëmbëve tuaj natyralë, gjë që domethënë se nuk do t'ju duhet të shmangni vaktet tuaja të preferuara.
Nofulla juaj mund të ndikohet shumë nga humbja e dhëmbëve tuaj, pasi mund të përkeqësohet sepse nuk do të stimulohet nga rrënja. Një implant denture mundet të zëvendësojë lehtësisht rrënjët si edhe kurorat për të stimuluar rritjen e re të kockave për të mbajtur nofullën tuaj të fortë. Si përfundim, do të përmirësojë shëndetin tuaj oral dhe do të suportojë indet e fytyrës suaj.
Të keni implante të mbidenturës do të thotë se nuk do të keni nevojë për t'i zëvendësuar ato, pasi ato zgjasin me dekada nëse i trajtoni në mënyrën e duhur, që do të thotë se nuk keni pse të shqetësoheni për të paguar të rejat. Mos harroni të kontrolloni rregullisht me dentistin tuaj, në mënyrë që të siguroheni që gjithçka është në rregull.
Mmonetin që vendosni të keni një denturë ose urë e mbështetur nga implantet, është komplet e sigurt se do të ketë një impakt pozitiv në mënyrën tuaj të të folurit, specifikisht në nofullën e sipërme. Megjithatë, pacientët që kanë mbajtur dentura të lëvizshme në të shkuarën, mund të mos shikojnë ndonjë ndryshim të madh. Edhe kështu, ata do të jenë ende në gjendje të përfitojnë nga stabiliteti më i madh i protezës.
Cfarë duhet të dini, është se përpara se të keni operimin për implantet tuaja do të merrni një anestezi lokale ose të përgjithshme, që do të thotë se normalisht do të ndjeni një lloj shqetësimi pas procedurës, por ai do të jetë minimal dhe nuk do të ndjeni dhimbje të padurueshme.
Përgjigja e kësaj pyetjeje me siguri varet nga kujdesi që do të tregoni për implantet tuaja dhe nga sa shpesh do të keni kontrolle dhe pastrime profesionale. Implantet mbidenturë nuk janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve dentare, si prishja, dhe jeni të vetëdijshëm se shëndeti i mishrave të dhëmbëve është thelbësor për të mbajtur suksesin e implanteve tuaja për një jetë dhe për të mos pasur asnjë problem.
Cdo pacient është i ndryshëm dhe ka shëndetin e vetë, megjithatë deri tani, çdo pacient i shëndetshëm që ka higjienë të mirë orale dhe shëndet të përgjithshëm është në gjendje të ketë një shkallë suksesi të implanteve mbi 90-95 për qind.
Protezat e mbivendosura kanë rezultuar të jenë shumë të rëndësishme, pasi ato ofrojnë një zgjidhje shumë efektive për të rifituar vetëbesimin tuaj si dhe për të rikthyer aftësinë për të folur përsëri qartë dhe për të shijuar çdo lloj ushqimi që dëshironi. Implantet e mbidenturës kanë rezultuar gjithashtu t'ju ofrojnë një mundësi më të shëndetshme zëvendësimi të dhëmbëve për protezat e zakonshme.
Protezat e pjesshme mund të vijnë lehtësisht në forma të ndryshme dhe tuajat do të zbulohen nga dentisti juaj pas vlerësimit të kujdesshëm. Disa nga llojet janë protezat parciale akrilike, protezat parciale të derdhura nga metali, protezat parciale fleksibël etj.
Nëse jeni duke kërkuar çmimet më të mira & dentistët më të specializuar në Tiranë, Shqipëri, por nuk e dini nëse ata do të mund të ndjekin rastin tuaj; ne kemi zgjidhjen perfekte për ju. Na kontaktoni dhe përshkruani problemin tuaj! Në këtë mënyrë profesionistët tanë do të vlerësojnë rastin tuaj, do t'ju japin një parashikim të asaj që do të ndodhë që nga momenti që do të mbërrini në klinikën tonë dentare në Shqipëri. Po ashtu, ata mund t'ju japin një kosto të përafërt për trajtimin tuaj.
Ky shërbim është plotësisht falas! Ju nuk do të paguani që ne t'ju japim një vlerësim ose këshilla. Ndaj ju ftojmë të shfrytëzoni këtë rast për të përfituar nga konsulta me një dentist në Shqipëri i cili do të analizojë me kujdes shëndetin dhe gjendjen tuaj. Ju sigurojmë që specialistët tanë do të përcaktojnë një diagnozë të saktë dhe specifike për rastin tuaj, si dhe një trajtim me çmime shumë më të përballueshme se ato në vendin tuaj.
Gjithashtu, edhe nëse jeni brenda Shqipërisë dhe po kërkoni për dentistin më të mirë në Tiranë, ne ju këshillojmë që të plotësoni këtë formular. Stafi ynë do t'ju përgatisë një ofertë dhe sipas dëshirës tuaj mund t'ju caktojë një takim me një dentist të kualifikuar.