tek Trio Dental Center Klinikë Dentare Lider për Retainers Ortodontike në Shqipëri!
Jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj të dhëmbëve? A e keni të vështirë të arrini klinikën e duhur për t'u kujdesur për problemet tuaja? Jeni dyshues për klinikën dentare që dëshironi të kujdeset për ju dhe higjienën tuaj orale? Ne jemi këtu për t'ju ofruar të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për t'u dhënë zgjidhje problemeve tuaja. Ndonjëherë, ajo që mund t'ju duket si një gjë shumë e vështirë për t'u zgjidhur, mund të jetë pikërisht para syve tuaj dhe ky është një nga ato momente, prandaj nuk duhet t'i hiqni sytë. Është shumë normale që ju të kërkoni shërbimin më të mirë të mundshëm për të rregulluar problemet tuaja dhe është më se e mundur ta gjeni.
Një nga zgjidhjet më të zakonshme për shëndetin oral në ditët e sotme është turizmi dentar. Shumë njerëz kanë arritur të udhëtojnë jashtë vendit për kujdesin e tyre mjekësor dhe ka shumë arsye pse ata e bëjnë këtë. Disa nga arsyet do të ishin sepse një procedurë specifike nuk është në vendin që ata duan, disa njerëz kërkojnë të bëjnë procedura mjekësore në vendet e tyre, megjithatë, arsyeja më e zakonshme është se çmimet jashtë janë shumë më të përballueshme. Shqipëria është një vend, që çdo vit po merr gjithnjë e më shumë turistë jo vetëm për shkak të pamjeve të mahnitshme, por edhe për shkak të shërbimeve të jashtëzakonshme mjekësore dhe dentare që ofron. Pra, pse të mos keni takimin tuaj dhe pasi të keni mbaruar, të shkoni dhe të kaloni pak kohë për t'u çlodhur?
Trio Dent është klinika dentare për të përmbushur çdo nevojë tuajën, me klinikën e saj në Tiranë, Shqipëri. Ajo që na mban si një nga klinikat më të vlerësuara në Shqipëri, është stafi i mirëtrajnuar dhe më i kualifikuar që kemi. Ajo që na përshkruan është puna e palodhur dhe përmbushja e nevojës së çdo pacienti. Ne synojmë rezultatet më të mira të mundshme dhe kënaqësinë e pacientëve tanë. Ne ju ofrojmë një mjedis miqësor dhe të rehatshëm, i cili ju ndihmon të kuptoni se do të trajtoheni me kujdesin e duhur.
Ne kemi zgjedhur një ekip të specializuar me emrat më të mirënjohur në vend.
Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të zgjidhni ekspertin e duhur për realizimin e konsultës tuaj!
Kristina Beqiraj
Jessica
Artjola
Kujdesi Ndaj Klientit
Mikaela
Mbajtësit ortodontike përdoren në momentin që dikush ka kaluar trajtime ortodontike më përpara dhe është përcaktuar si pajisja që mban buzëqeshjen tuaj në vend si edhe të mbajë dhëmbët tuaj shëndetshëm. Shumica e njerëzve që përdorin mbajtëse fillimisht kanë mbajtur mbajtëse ose Invisalign dhe duhet t'i mbajnë ato, sepse nëse nuk e bëjnë pasi hiqet presioni (ju hiqen telat), atëherë dhëmbët kanë tendencë të kthehen aty ku ishin në fillim, që do të thotë se gjithë koha që keni shpenzuar për t'i rregulluar ato nuk do të ketë rëndësi nëse nuk mbani mbajtëse ortodontike. Mbajtësit do ju ndihmojnë në përshtatjen e kockave dhe mishrave të dhëmbëve në pozicionet e reja.
Kjo ndodh, pasi kur mbani mbajtëse ose aligners, ata ushtrojnë butësisht presion mbi dhëmbët tuaj në mënyrë që ata të lëvizin dhe kjo përfundimisht përfundon rimodelimin e kockës suaj. Gjatë këtij procesi, kocka dhe indi fillojnë të prishen, gjë që lejon që dhëmbët të lëvizin në drejtimin që ne duam dhe mbajtësi është i nevojshëm për t'i bërë ata të qëndrojnë në të njëjtin pozicion. Ky proces do të zgjasë derisa kocka dhe indi të shtrëngohen përsëri dhe të ΄΄kyçin΄΄ buzëqeshjen tuaj në vend, duke mos lejuar që ajo të lëvizë në ndonjë pozicion tjetër. Koha që mbani mbajtëset do të fillojë me kohë të plotë për një periudhë të shkurtër kohore dhe më pas do të mund ta mbani vetëm gjatë natës derisa ta përdorni më në fund disa netë në javë.
Edhe pse mund të mendoni se keni marrë të gjithë informacionin e nevojshëm për mbajtësit ortodontikë, duhet të dini se ka lloje të ndryshme të tyre dhe dentist juaj do të shofi për atë që ju përshtatet më shumë në bazë të dhëmbëve tuaj. Llojet më themelore të mbajtësve janë:
Mbajtës të lëvizshëm
Mbajtësit e lëvishëm janë të ndara në dy lloje:
Mbajtës të fiksuar
Një mbajtës fiks është një opsion ideal për njerëzit që nuk duan mbajtës të dukshëm. Mbajtja e mbajtësve fiks do të thotë që ata nuk do të shihen kur buzëqeshni dhe gjëja më e mirë është se ata mund të qëndrojnë në vendin e tyre për vite me rradhë. Ai përmban tela të hollë metalike, e cila është e lidhur në pjesën e pasme të dhëmbëve në anën e gjuhës. Dentisti juaj do të jetë ai që do të zbulojë nëse keni nevojë për një mbajtës fiks apo jo dhe ndonjëherë është e mundur që të keni nevojë për një mbajtës fiks vetëm në një hark dhe një të lëvizshëm në harkun tjetër.
Shumica e njerëzve nuk dine se si të kujdesen në mënyrë të saktë për mbajtësit e tyre dhe kjo mund tu sjelli disa probleme. Kjo ndodh, pasi shumica e njerëzve nuk kanë informacionin e duhur për tu kujdesur për mbajtësit e tyre, prandaj më poshtë do të gjeni një listë me këshillat më të mira për kujdesin e duhur.
Edhe pse deri tani, kemi thënë se mbajtësitë mund te mbajnë dhëmbët tuaja në vend, ky nuk është benefiti i vetëm që ato kanë. Në varësi të kushteve të ndryshme që mund të keni ose nuk keni fare, dentisti juaj do të gjejë mbajtësit më të përshtatshëm për ju, të cilat do t'ju sjellin dobi në fusha të ndryshme. Disa nga avantazhet e të pasurit mbajtës janë:
Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë; megjithatë, mbajtësit kanë aftësinë për të ndihmuar me frymëmarrjen tuaj. Kjo ndodh, pasi ka disa mbajtës që përdoren jo vetëm për të ndihmuar në shtrirjen e nofullave dhe për të drejtuar dhëmbët, por edhe për frymëmarrjen e duhur dhe për gërhitjen gjatë natës.
Ka shumë njerëz, por kryesisht fëmijë, që kanë vështirësi me të folurit e tyre, megjithatë, ka mbajtës të veçantë që fëmijët mund t'i mbajnë për të rregulluar të folurit e tyre. Kjo ndodh, pasi mbajtësit mund të ndihmojnë lehtësisht në rregullimin e vendosjes së gjuhës dhe kjo do t'i ndihmojë fëmijët të formojnë saktë tingujt e tyre ndërsa zhvillojnë fjalorin e tyre.
Dihet se shëndeti i dobët oral mund të rrisë shanset për të zhvilluar diabetin, megjithatë mbajtësit kanë aftësinë për të ulur mundësinë e kësaj dhe kjo është arsyeja pse duhet të kuptoni rëndësinë e të pasurit mbajtës, pasi mund t'ju ndihmojë lehtësisht të mbani një shëndet të mirë oral dhe parandalojnë diabetin.
Në momentin që keni dhëmbë të drejtë dhe kafshim të saktë, ju jeni në gjendje të përtypni ushqimin tuaj më mirë dhe të merrni maksimumin e lëndëve ushqyese nga ushqimi që hani, megjithatë, kjo mund të ndodhë kur mbani mbajtëset tuaja pasi dhëmbët tuaj do të vendosen siç duhet dhe do të jetë më e lehtë për t'i pastruar ato dhe për të ulur mundësinë e zhvillimit të kaviteteve.
Nëse vendosni të mos mbani mbajtësit, atëherë ka një shans të madh që dhëmbët tuaja të shkojnë përsëri te pozicioni i tyre original. Kjo mund të ndodhë lehtësisht, pasi indet që janë rreth dhëmbëve tuaj do t'i tërheqin dhëmbët si shirita elastikë.
Mbajtësit e përhershëm nuk janë për gjithë jetën megjithatë, duhet të dini se ato janë të aftë të funksionojnë për shumë vite. Jini të vetëdijshëm se nëse mbajtësi juaj prishet ose konsumohet, mund t'ju duhet ta ndërroni herë pas here, por nëse e mbani mirë, atëherë mund të zgjasë për një periudhë të gjatë kohore.
Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se nuk është në rregull, përtypja e çamçakëzit ndërkohë që keni mbajtës të përhershëm është totalisht e sigurt. E vetmja gjë që ju duhet të keni kujdes është të jeni të sigurt se nuk ngec asnjë cope çamçakëz nën telin dhe nëse kjo ndodh, atëherë do t'ju duhet të ndërroni në tic-tac ose në karamele mente.
Është e mundur të thyhen mbajtësit e përhershëm. Edhe pse ato janë krijuar për të qëndruar, është shumë e zakonshme që të ketë aksidente, ose konsumimi me kalimin e kohës mund të shkaktojë lehtësisht thyerjen ose dëmtimin e mbajtësit tuaj. Megjithatë, nëse diçka e tillë ndodh, dentisti juaj mund ta zëvendësojë lehtësisht mbajtësin tuaj.
Nëse jeni duke kërkuar çmimet më të mira & dentistët më të specializuar në Tiranë, Shqipëri, por nuk e dini nëse ata do të mund të ndjekin rastin tuaj; ne kemi zgjidhjen perfekte për ju. Na kontaktoni dhe përshkruani problemin tuaj! Në këtë mënyrë profesionistët tanë do të vlerësojnë rastin tuaj, do t'ju japin një parashikim të asaj që do të ndodhë që nga momenti që do të mbërrini në klinikën tonë dentare në Shqipëri. Po ashtu, ata mund t'ju japin një kosto të përafërt për trajtimin tuaj.
Ky shërbim është plotësisht falas! Ju nuk do të paguani që ne t'ju japim një vlerësim ose këshilla. Ndaj ju ftojmë të shfrytëzoni këtë rast për të përfituar nga konsulta me një dentist në Shqipëri i cili do të analizojë me kujdes shëndetin dhe gjendjen tuaj. Ju sigurojmë që specialistët tanë do të përcaktojnë një diagnozë të saktë dhe specifike për rastin tuaj, si dhe një trajtim me çmime shumë më të përballueshme se ato në vendin tuaj.
Gjithashtu, edhe nëse jeni brenda Shqipërisë dhe po kërkoni për dentistin më të mirë në Tiranë, ne ju këshillojmë që të plotësoni këtë formular. Stafi ynë do t'ju përgatisë një ofertë dhe sipas dëshirës tuaj mund t'ju caktojë një takim me një dentist të kualifikuar.