Përfitimet e pastrimit të dhëmbëve me pe.

E dini se përdorimi i fillit dentar është po aq i rëndësishëm sa larja e rregullt e dhëmbëve? Shumica e njerëzve mendojnë se pastrimi me fill dentar është një opsion. Sidoqoftë, duhet të dini se pastrimi me fill dentar ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në higjienën orale të gjithsecilit dhe nuk është saktësisht opsionale. 

Kur nuk i pastroni dhëmbët me fill dentar, atëherë pllaka bakteriale do të fillojë të krijohet midis dhëmbëve tuaj, si dhe përgjatë vijës së mishrave të dhëmbëve. Përveç kësaj, me kalimin e kohës rreziku i prishjes së dhëmbëve së bashku me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve do të rritet.

Vazhdoni të lexoni për të mësuar përfitimet e përdorimit të fillit dentar, si dhe programin ditor që duhet të ndiqni për të pasur një shëndet të rregulltë oral. 

Largon Pllakën Bakteriale

Pllaka bakteriale mblidhet rreth dhe midis dhëmbëve ose vijës së mishrave të dhëmbëve. Pllaka formohet në kohën kur bakteret në gojën tuaj bien në kontakt me niseshtenë ose sheqerin. Nëse nuk lani dhe pastroni dhëmbët me fill dentar, atëherë një shtresë pllake do të formohet rreth ose midis dhëmbëve dhe vijës së mishrave të dhëmbëve.

Ky lloj bakteri mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve tuaj. Nëse nuk i hiqni ato acide me furçë ose me fill, atëherë si rezultat mund të keni kavitete në gojë. Përveç kësaj, një grumbullim i gjerë i pllakës mund të kthehet ose të rezultojë në gurë dhëmbësh që mblidhet në vijën e mishrave të dhëmbëve. 

Larja e rregullt me furçë dhëmbësh dhe pastrimi me fill dentar do të largojë mbetjet e ushqimit dhe pllakat nga dhëmbët tuaj.

Redukton Rrezikun e Dëmtimit të Dhëmbëve

Kavitetet mund të krijohen si pasojë e prishjes së dhëmbëve. Një kavitet është një vrimë e vogël e cila krijohet në smaltin e dhëmbit tuaj. Kjo do të thotë se sa më shumë pllaka bakteriale të keni në smaltin e dhëmbit, aq më të larta janë rreziqet e zhvillimit të kavitetit. 

Pastrimi i dhëmbëve me fill dentar, qoftë edhe një herë në ditë, mund të ndihmojë në heqjen e mbetjeve të fshehura të ushqimit, si dhe në krijimin e pllakës bakteriale. Në fund, rreziku i prishjes së dhëmbëve do të reduktohet.

Ndihmon në Parandalimin e Sëmundjeve të Mishrave të Dhëmbëve

Gingiviti është faza e parë e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Inflamacioni rreth mishrave të dhëmbëve është shenja e parë e gingivitit. Si rezultat i gingivitit, mund të përjetoni gjakderdhje në mishrat e dhëmbëve gjatë larjes ose pastrimit të dhëmbëve me fill dentar.

Nëse nuk trajtohet, gingiviti do të rezultojë në periodontitis edhe gjendje të tjera në vazdhim. Kjo do të thotë se hapat e ardhshëm të infeksionit janë më të rënda. Për këtë arsye, larja dhe pastrimi i dhëmbëve rregullisht me fill dentar do të zvogëlojë rrezikun e përjetimit të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. 

Pastrimi me Fill Dentar është më Efektiv se Larja e Dhëmbëve

Larja e dhëmbëve dhe pastrimi me fill, punojnë së bashku për të përmirësuar mirëqenien e gojës dhe dhëmbëve tuaj. Nëse thjesht i lani dhëmbët pa përdorur fill, atëherë 35 për qind e sipërfaqes së dhëmbëve tuaj mbetet e papastër. Kjo ndodh sepse fijet e furçës së dhëmbëve nuk mund të arrijnë të gjitha pjesët e dhëmbit tuaj.

Nga ana tjetër, filli dentar mund të largojë ushqimin e mbetur dhe bakteret që janë bllokuar në hapësira të ngushta midis dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Redukton Erën e Keqe të Gojës

Era e keqe e gojës është një nga problemet më të zakonshme që njerëzit përjetojnë në mbarë botën. Megjithatë, jemi të sigurt që nuk e dinit se pastrimi me fill është një nga mjetet më të zakonshme dhe më të lehta që mund të largojë erën e keqe të gojës.

Kur ushqimi bllokohet midis dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, ai ngadalë fillon të krijojë prishje të dhëmbëve. Prandaj, nëse nuk i hiqni mbetjet e ushqimit, atëherë si rezultat do të keni frymë me erë të keqe.

Kush Duhet të Përdorë Fill Dentar?

Të gjithë duhet të përdorin fill dentar. Përdorimi i fillit është i rëndësishëm, pavarësisht nga mosha ose statusi juaj shëndetësor - përfshirë atë të fëmijëve. Megjithatë, është veçanërisht e dobishme nëse:

  • Keni hapësira shumë të ngushta midis dhëmbëve
  • Keni implante individuale
  • Keni proteza dentare në dhëmbët tuaj natyralë ose në implantet
  • Mbani një aparat ortodontik (klinika jonë dentare ofron zgjidhje profesionale për pacientët e trajtimit ortodontik)

Sa Shpesh Duhet të Përdorni Fillin Dentar dhe Kur?

Ne ju rekomandojmë t'i lani dhëmbët për të paktën 2 minuta çdo dy herë në ditë, si dhe t'i pastroni me fill dhëmbësh të paktën një herë në ditë. Një pjesë e caktuar e njerëzve preferojnë të pastrojnë dhëmbët me fill dhëmbësh gjatë rutinës së tyre të mëngjesit, ndërsa të tjerë preferojnë t'i pastrojnë dhëmbët me fill para se të shkojnë në shtrat.

Si rregull i përgjithshëm, sugjerohet që të pastroni dhëmbët me fill dentar para se t'i lani ato. Kur pastroni dhëmbët tuaj me fill, zakonisht pastroni mbetjet e ushqimit, si dhe pllakën bakteriale rreth dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Prandaj, procedura e larjes ndihmon për të hequr pllakën dhe çdo grimcë të mbetur që keni hequr nga dhëmbët dhe nga vija e mishrave të dhëmbëve me fill.

Çfarë Tjetër është Thelbësore për të Pasur një Shëndet të Mirë Dentar

Pastrimi i dhëmbëve me fill dhëmbësh të paktën një herë në ditë është vetëm një hap i vogël në një rutinë adekuate të higjienës orale. Për të pasur një shëndet optimal oral dhe dentar duhet të keni parasysh edhe hapat e mëposhtëm.

  • Lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë me një lëvizje të butë rrethore në mënyrë që të mos krijohen plagë në gojë.
  • Përdorni një pastë dhëmbësh që përmban fluor.
  • Përdorni një furçë dhëmbësh me fije të buta për të parandaluar ndonjë dëmtim në dhëmbët ose mishrat e dhëmbëve.
  • Mos harroni të lani gjuhën për të hequr bakteret e tjera.
  • Konsideroni përdorimin e një solucioni larës për gojën tuaj i cila gjithashtu përmban fluor.
  • Mos harroni të ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve ose kokën e furçës së dhëmbëve çdo 2 ose 3 muaj.
  • Pasi të keni mbaruar së ngrëni ose së piri pije me përmbajtje sheqeri, rekomandohet të pini një gotë ujë në mënyrë që të largoni çdo grimcë sheqeri ose ushqimi që ka mbetur në dhëmbët, mishrat dhe gojën tuaj.
  • Konsumoni një dietë të ekuilibruar që përfshin një sasi të madhe frutash dhe perimesh, si dhe duhet të kufizoni konsumin e ushqimeve dhe pijeve me sheqer.
  • Mos harroni të vizitoni dentistin tuaj të paktën dy herë në vit dhe të bëni një kontroll rutinë ose pastrimin e dhëmbëve tuaj.

Për të Përfunduar

Pastrimi i dhëmbëve me fill rregullisht është një pjesë thelbësore që duhet ta integroni në rutinën tuaj të shëndetit dentar. Me përjashtim të faktit që pastrimi me fill dentar heq mbetjer e ushqimit midis dhëmbëve ose vijës së mishrave të dhëmbëve, siç kemi vërejtur në pjesën e sipërme, pastrimi i rregullt i dhëmbëve me fill dhëmbësh ka përfitime të shumta thelbësore për shëndetin tuaj oral.

Përveç kësaj, kur hiqni mbetjet e ushqimit ju parandaloni krijimin e pllakës bakteriale në gojën tuaj. Megjithatë, pastrimi i dhëmbëve me fill çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e krijimit të prishjes së dhëmbëve ose sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve.

Për më tepër, pastrimi i dhëmbëve me fill do të parandalojë prishjen midis dhëmbëve dhe ky mund të jetë gjithashtu një hap paraprak për erën e keqe të gojës. Një faktor tjetër që askush nuk e përmend është se larja e rregullt e dhëmbëve dhe pastrimi me fill dentar mund të zvogëlojnë rrezikun e përjetimit të problemeve të zemrës.

Do të ishte një përfitim i madh për shëndetin tuaj oral dhe të përgjithshëm nëse mendoni të vendosni në rutinën tuaj të përditshme pastrimin me fill dhëmbësh përpara se të lani dhëmbët. Megjithatë, nëse keni nevojë të dini më shumë për rutinën tuaj të shëndetit oral, mund të kontaktoni stafin tonë në çdo kohë. 

Tabela e përmbajtjes

Kontaktoni

sqShqip
Request a Free Estimate, fill out the form below.